Sulmohen dy persona zyrtar në Prishtinë

12:37 | 14 Dhjetor 2019

Një person zyrtar është sulmuar ditën e djeshme në Prishtinë në rrugën “C”, njofton raporti i Policisë së Kosovës.

Në raport thuhet se viktimat meshkuj K-Shqiptarë (inspektor komunal) kanë informuar se deri sa ishin në inspektim të disa objekteve, janë penguar dhe sulmuar nga dy persona të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Raporti i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS

Rr. “C”, Prishtinë 13.12.2019 – 10:25. Viktimat meshkuj K-Shqiptarë (inspektor komunal), kanë informuar se deri sa ishin në inspektim të disa objekteve, janë penguar dhe sulmuar nga dy të persona të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara