Sulm ndaj dy zyrtarëve policor

15:00 | 4 Shkurt 2016

Dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shqiptar-e kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë si dhe zyrtarët e KEDS-it, derisa ishin duke bërë shkyçje nga rrjeti elektrik si shkak i mospagesës, njofton Policia e Kosovës.

Si pasojë lëndime të lehta trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët policorë i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara