Suharekë, vidhen tetë kompjuterë

12:29 | 17 Shtator 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë vjedhur tetë kompjuterë në një lokal në Suharekë.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 04:23, ditën e mërkurë, transmeton Arbresh.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në qendrën zejtare nga persona të pa njohur i është hapur me force një lokal, dhe nga lokali ju kishin vjedhur 8 kompjuter te markave te ndryshme”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara