Studentët e UP-së me mundësi për praktikë në KMDLNj

10:53 | 12 Shtator 2019

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut janë takuar të mërkurën me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme në universitetin publik.

Në këtë takim ata u dakorduan për marrëveshje bashkëpunimi e cila iu mundëson studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” mbajtjen e praktikës profesionale në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pasi që deri më tani ky këshill kishte marrëveshje të veçanta me katedra të veçanta të UP-së për këtë çështje.

Gjithashtu, u diskutuan edhe për tri raste të cilat janë paraqitur në KMDLNj, studentë të nivelit të doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, ku këta studentë po obligohen të paguajnë për kohën kur nuk kanë marrë shërbime nga fakulteti i tyre.

“Problem tjetër i këtyre studentëve është edhe mungesa e mentorit. Këta studentë kanë përfunduar me sukses të gjitha provimet por pasi që në Fakultetin Ekonomik ka numër të kufizuar të profesorëve të cilët mund të mentorojnë studentë për punim diplome janë ende në pritje pa fajin e tyre”, thekson KMDLNJ në një njoftim për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara