Spitali i Gjilanit para kolapsit: Nuk ka vende më për pacientë me COVID-19, të gjithë respiratorët e zënë

15:32 | 29 Korrik 2020

Spitali rajonal i Gjilanit ka në dispozicion vetëm 60 shtretër për personat të cilët janë të infektuar më COVID-19.

Të gjithë janë të zënë me pacientë, raporton Arbresh.info.

Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Arbresh.info, shefja e repartit të Klinikës Infektive në Gjilan, Doktoresha Mirvete Kurteshi.

“Aktualisht në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit përveç në repartin Infektives edhe në repartet tjera që i’u kemi adoptua për rastet më të prekur nga Koronavirusi numri i të gjithë shtretërve sillet në 60. Duke përfshirë edhe tri reparte të tjera që i kemi adoptua i kemi vetëm 60 shtretër në dispozicion varet sa persona lirohen gjatë ditës”.

Problem tjetër për këtë repart sikurse edhe në tërë repartet e tjera të Infektives në Kosovë janë edhe numri i vogël  i respiratorëve.

Është problem nëse do të shtohet numri i personave që ju përkeqësohet gjendja pasi që i kemi vetëm 6 respirator edhe ata janë të zënë thotë Kurteshi.

Ajo ka edhe një shqetësim tjetër numrin e vogël të stafit që janë në shërbim të të sëmurëve më COVID-19.

“ Ne jemi për çdo ditë jemi në maksimumin  angazhimit të stafit. Çdo ditë  ballafaqohemi më raste. Në intensiv i kemi 6 respirator edhe ata janë të zënë dhe është shqetësues numri i rritjeve të rasteve, është shqetësues edhe numri i personelit pasi jemi pak staf jemi vetëm 6 infektolog dhe më këtë trend të infeksionit kamë frik se nuk do të ja dalim të ju ndihmojmë njerëzve pasi që stafi është i vogël. Kështu i apelojë  të gjithë qytetarët që ti aplikojnë masat mbrojtëse pasi që i vetmi shpëtim është maska dhe distanca. I kemi rreth 60 pacient por se paku 1/6 prej tyre janë në gjendje të rend kam frik se më u përkeqësua gjendja e ndonjërit nuk do të kemi si ti dalim në ndihmë më respirator pasi që janë të zënë” ka thënë ajo për arbresh.info.

Doktoresha e Infektives, thotë se në këtë kohë pandemie problem tjetër kanë edhe më mungesë të materialeve shpenzuese.

“Kemi filluar të kemi mungesë të materialit shpenzues, dorëza, maska e rroba mbrojtëse pastaj barnat. Na mungon një aparat për analizën gazore të gjakut”.

 

Kjo është intervista e plotë:

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme