Specialja fton ish-komandantin e UÇK-së Nehat Basha

16:48 | 5 Dhjetor 2019

Ish-komandanti i brigadës 125, Nehat Basha, ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Hysni Gucati, përmes një postimin në Facebook.

“Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga Gjykata Speciale. Edhe ky i nderuar do të dalë faqebardhë si çdo luftëtar i drejt i UÇK-së.

Sot gjatë ditës Specialja ka ftuar edhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Demush Laçin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara