Sot organizohet aksion kërkimi në gjithë Kosovën për gjetjen e 80-vjeçarit nga Prishtina

07:37 | 19 Shtator 2020

Sot organizohet aksion kërkimi në gjithë Kosovën për gjetjen e 80-vjeçarit nga Prishtina

Janë bërë më shumë se dy javë që nga dita kur është zhdukur Enver Bekolli nga Prishtina. Familjarët e 80-vjeçarit janë duke e kërkuar që prej asaj dite, por nuk kanë arritur t’i bien në gjurmë.

Së fundmi, familja ka njoftuar se do të ndajë edhe një shpërblim prej 5 mijë euro për atë që japin informacion për vendndodhjen e familjarit të tyre, derisa për sot është paralajmëruar edhe një aksion kërkimi në gjithë vendin për gjetjen e tij.

Kështu ka shkruar në Facebook, ish’ushtari i UCK’së, Ridvan Tahiri që ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen në të gjitha qytetet e vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara