Sot kryeministri përballë “Platformës së Shoqërisë Civile për Dialog”

08:02 | 16 Shtator 2020

Kryeministri Avdullah Hoti sot gjatë ditës do të diskutojë për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Shefi i qeverisë në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës do të flas dhe për  pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, raporton Arbresh.info

Këto janë  temat e diskutimit

Në këtë tryezë do të diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Disa nga çështjet të cilat synohet të trajtohen janë:

– Cilat ishin pritshmëritë dhe arritjet e marrëveshjes së Uashingtonit?

– Si do të garantohet implementimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët? A do të ketë diskutime të mëtejme lidhur me planin e zbatimit të saj?

– Çfarë statusi juridik ka kjo marrëveshje? A është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës? Pse nuk po ratifikohet në Kuvend?

– Si do të kontribuojë kjo marrëveshje drejtë njohjes reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë?

– Cilat janë elementet e procesit të ndërmjetësuar nga BE? A pritet të ketë pjesëmarrje të SHBA-ve në këtë proces?

– Si do të garantojë Kryeministri Hoti transparencën rreth këtij procesi? Po konsensusin në mes të spektrit politik?

16 shtator 2020 (e mërkurë) Hotel “Emerald”, Prishtinë 11:00 – 12:20

Ky diskutim organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirë informuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada Gjermane në Kosovë.

*Kjo ngjarje do të organizohet në përputhje të plotë me rekomandimet dhe udhëzuesit e institucioneve shëndetësore për distancim dhe higjenë, për shkak të situatës me pandeminë.

 

organizon diskutim me kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara