Sot hapet Edicioni i 3-të i “Prishtina International Theater Festival”

09:41 | 4 Nëntor 2019

Sot hapet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”, PITF2019.

Me rastin e hapjes do të mbahet konferenca për media dhe në ceremoninë e hapjes së PITF2019, që do të mbahen sipas kësaj agjende:

 

e hënë, 04 nëntor 2019  
ora 11:00 Konferencë për media, Teatri AAB “Faruk Begolli”
ora 19:00 Hapja solemne e PITF2019, Teatri Kamertal AAB
ora 19:30 shfaqja “Bretkosa”, regjia Burbuqe Berisha

 

 

Edicioni i tretë do të zgjasë nga 04-09 nëntor 2019, ndërsa në programin garues do të jepen pesë shfaqje, të trupave teatrore nga Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Kroacia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara