Sot fillon mësimi në shkollat fillore dhe të mesme

07:13 | 4 Shkurt 2019

Pas një greve tre javore të punëtorëve të arsimit sot do të fillojë gjysmë vjetori i dytë i këtij viti shkollor ku të gjithë nxënësit në shkollat e mesme dhe fillore do t’iu kthehen shkollave dhe mësimit.

Greva e cila zgjati për tri javë ka ardhur pasi mësimdhënësit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për ligjin për pagat.

Marrëveshja mes SBAShK-ut dhe Qeverisë u arrit një ditë para se Ligji për Pagat të hidhet në votim në seancën e Kuvendit të Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara