Smajl Latifi flet për Salih Mustafën që u arrestua dje nga Specialja

08:33 | 25 Shtator 2020

Ish-kryetari i LKÇK-së, Smajl Latifi, e ka cilësuar të papranueshëm mënyrën se si u arrestua nga Gjykata Speciale, ish-eprori i Zonës operative të Llapit, Salih Mustafa.

Latifi e ka vlerësuar lartë veprimtarinë e Mustafës, për të cilin shton se gjithçka u bë për fuqizimin e zonës së Llapit, njofton Klan Kosova.

”Unë e njoh që nga viti 1992 e që nga ajo që e njoh e deri në ditën e sotme, e njoh si një djalë i mirë, djalë i formuar, personalitet i pjekur, veprimtar i hershëm i çështjes tonë kombëtare. Njëri nga themeluesit e Lëvizjes Kombëtare të Kosovës”.

”Si një ish-i burgosur politik i dënuar në korrik të vitit 1993 nga gjyqi i pushtuesit serb. Si njëri që ju ka qëndruar besnik parimeve, ideale për çka është përpjekur dhe ka luftuar. Si një luftëtar i dalluar, i zoti i UÇK-së gjatë periudhës 1998-99”.

”Një epror i dalluar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Sali Mustafa ose Cali, është veprimtar i mirë, me virtyte të larta njerëzore”.

”Ai dhe shokët e tij jam i bindur që kanë përfaqësuar ato vlera. Në këtë rast, gjithë veprimtaria e tij mund të përshkruhet me një veprimtari të vetme. Veprimtari i përgatitur i pjekur me kontribute. Në vitin 1998-’99”.

”Unë e kam çmuar mënyrën dhe metodologjinë e qasjen tepër serioze që ka pasur Cali me shokë”.

A ishin ju në Zllashë?

”Kam qenë në Zllashë dhe në çdo komunë të Gollakut”.

”Kuzhinat antishqiptare që kanë bazën, selinë e tyre në Beograd, mund të shpifin, mund të merren me thashetheme”.

”Mund të improvizojnë gjëra që janë të paparamendueshme. Aspak nuk ju besojmë dhe askush nuk mund ta njollos, prek karakterin e një personaliteti, i cili është shok i Bahri Fazliut”.

”Nuk e njoh Calin dhe shokët e tij e asnjëherë si njerëz që kanë pretendime me zhvendos luftën nga parimi, vija ideali. Dhe e gjithë veprimtaria e tij është e bazuar, ka pasur fokus të vetëm”.

”Ne kemi dobësi në kushte paqeje, por e gjithë veprimtaria në Zllash, të pjesës së Gollakut, është luftë e drejtë, përpjekje deri në vetëmohim sakrificë për atdheun, është flijim”.

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme