Skandaloze: Transporti ndëruarban shkel ligjin Anti-Covid, udhëtarët njëri mbi tjetrin

17:41 | 29 Tetor 2020

Transporti ndërurban i linjës Prishtinë- Vushtrri-Mitrovicë, nuk po respekton aspak masat anti-Covi-19.

Arbresh.info ka siguruar fotografi nga kjo linjë ndërurbane, ku shihet se përveç që nuk respektohet distanca mes udhëtarëve, ata nuk mund të lëvizin nga numri i madh i tyre.

Mbetet të shihet nëse Inspektorët dhe policia do të marrin masa ndaj kompanive të tilla, të cilat shkelin me dy këmbë Ligjin Anti Covid-19 dhe rrezikojnë përhapjen e pandemisë. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara