Skandalet me teste RT-PCR për COVID-19, nga vështirësitë për ta bërë e deri mos kontrolli i të infektuarve

10:00 | 21 Nëntor 2020

Tash e tetë muaj Kosova po ballafaqohet me virusin COVID-19, e dita e ditës numri i personave të infektuar është në rritje.

E, pavarësisht situatës së rëndë qytetarët po hasin në vështirësi të mëdha për të kryer një test PCR, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Për ta marrë një udhëzim nga mjeku familjar është kusht kryesor që temperatura të jetë më e lartë se 38.5 si dhe saturimi i oksigjenit në organizëm nën 94 për qind, ndryshe mbetesh pa u testuar.

Njëra nga to është Anita (emër i njohur për redaksinë), e cila duke folur për arbresh.info, tha se procedura deri te testimi ka qenë e komplikuar, edhe pse kisha disa simptoma nuk më kanë marr parasysh.

“Unë kam simptoma që tre ditë dhe kam pritur. Unë deri në IKSHP me të njohur kam arritur, sepse për ta marrë udhëzimin në qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duhet të kesh temperaturë mbi 38.5. Unë nuk kam pasur temperaturë, por të gjitha simptoma tjera dhe jam e bindur që jam infektuar meqë jam rast kontakti dhe kam simptoma tjera, si kollë e dhimbje fyti’’, thotë ajo.

Ndërsa, përveç këtij problemi  qytetarët që testohen për Covid-19 në IKSHP, ka raste që lajmërohen për rezultat pozitiv mbas tre dite, madje ndodh të mos njoftohen fare nga instituti për rezultat.

Gjithashtu nuk ka asnjë kontroll nëse po e respektojnë izolimin nëse rezultojnë pozitiv me Covid19, edhe pse një gjë e tillë parashihet me ligj që dënohen.

Arta (identiteti i njohur për redaksinë) thotë se ishte në një supermarket, pas tre dite pasi ishte testuar, pranoi thirrjen nga IKSHPK për t’i treguar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ajo shpjegon se, gjatë këtyre tre ditëve ka pas qarkullim në qytet dhe kontakte me persona.

“Unë pasi që i kam pasur simptomat kam vendos të shkoj mu testu në IKSHP, jam testuar para tre ditëve, nuk më kanë thirr deri sot. Unë këto tre ditë kam dal nuk kam qëndruar mbyllën, dhe kam pasur kontakte me persona të ndryshëm. ”, pohoi ajo.

Gjithashtu, qytetarja Njomza Sahiti është testuar që dy javë në IKSHPK, por nuk ka pranuar asnjë telefonatë nëse ka rezultuar pozitiv apo negativ.

“Pasi që kamë qenë rast kontakti ku kam punuar, kam vendosur të shkojë mu testu për COVID-19 në IKSHPK, por janë bërë tashmë dy javë dhe unë nuk kam pranuar asnjë thirrje nga Instituti i Shëndetit Publik nëse kam rezultuar pozitiv apo negativ”, tha ajo.

G.L thotë për arbresh.info se informatën se është infektuar e ka marrë një ditë pas testimit në IKSHP.

“Po, veç n’telefon m’kanë thirrë edhe m’kanë vet a ke simptoma edhe ma kanë tregu terapinë. Asnjëherë nuk ka patur kontrolla nëse unë e respektoj izolimin. Gjë që e kam respektuar, por do të duhej të përcillesha ndonjëherë. Jam shëruar, dhe vetëm në formë telefonike më kanë thënë se nëse nuk kam simptoma mund të dal nga izolimi”, është shprehur G.L për arbresh.info.

Edhe A.Sh tashmë e shëruar nga koronavirusi thotë nuk është kontaktuar pas shërimit për të ditur nëse duhet të përfundojë izolimin.

“Nuk jam kontaktuar nga IKSHP-ja, e as kontrolluar nëse gjendja shëndetësore e imja nuk rrezikon pas tre javëve personat me të cilët rri vazhdimisht, apo punoj”, është shprehur A.Sh.

Ndryshe, testimet me RT-PCR, aktualisht kryhen vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë dhe në dy laboratorë privatë, derisa po parashihet që në një të ardhme të afërt të mund të kryhen edhe në institute rajonale në Pejë, Prizren e Gjakovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara