Sipas politikanit serb këta dy politikanë kosovarë po bashkëpunojnë me Gjermaninë

12:59 | 23 Maj 2020

Ish-kreu i të ashtuquajturit “Trupit koordinues për Kosovë”, Nebojsha Covic, ka thënë se aktualisht është një tollovi rreth ndikimit të ndërkombëtarëve në Kosovë.

Sipas tij ishte e qartë që Ramush Haradinaj kishte bashkëpunuar me Gjermaninë kur kishte vendosur taksën.

Derisa thotë që nëse do të ketë një qeveri Hoti, atëherë gjermanët përsëri do ta kenë aty ‘njeriun e tyre’ Haradinajn.

“Është plotësisht e qartë që Haradinaj ishte njeriu i gjermanëve dhe që taksa ishte pjesë e planit të tyre, pas Haradinajt ata e kanë Kurtin, dhe mendoj që ata tashmë një gjë e kanë të sigurtë. Nëse Kurti shkon, përmes qeverisë së Hotit (nëse bëhet), ata do të kenë përsëri Ramush Haradinajn aty”, ka thënë Covic, shkruan Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara