Sipas ASK-së, muajt e fundit ka rritje të furnizimit me ujë e rënie me rrymë

12:44 | 17 Shtator 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tre mujorin e dytë të këtij viti, ka rritje në sektorët industri përpunuese dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave dhe rënie në industrinë nxjerrëse dhe të furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar.

Sipas ASK-së, kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri nxjerrëse, përpunuese, furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

“Krahasuar TM2 2019 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), ka rritje në sektorët: industri përpunuese (C) me 7.41%; dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) me 1.86%. Kurse, rënie kishte në industrinë nxjerrëse (B) me (-3.07%) dhe te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (-6.25%). Ndërkaq, krahasuar tremujorin e dytë (TM2) 2019 me tremujorin e parë (TM1) 2019, kishte rritje te: furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) për 10.37%; dhe sektori i industrisë nxjerrëse (B) për 6.08%”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie kishte në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për -23.14% dhe e industrisë përpunuese me -4.63%

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara