Siguria në shkolla, mblidhen drejtorët e Policisë në Ferizaj

10:39 | 11 Shtator 2019

Në kuadër të krijimit të partneritetit në mes të policisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë,  drejtori i  Drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj, Kolonel Emin Beqiri me stafin e tij, kanë organizuar një takim pune me drejtorët e drejtorive komunale të arsimit si dhe drejtorët e shkollave të mesme të pesë komunave të rajonit të Ferizajt.

Qëlimi i këtij takimi ishte përmirësimi i gjendjes aktuale si dhe ndikimi pozitiv në parandalimin e dukurive negative  duke ngritur masat e sigurisë dhe prezencën policore si dhe shtimin e aktiviteteve të saj me partnerët e përbashkët.

Pas diskutimeve lidhur me këtë temë,pjesëmarrësit në këtë takim janë dakorduar që të gjinden rrugë dhe mundësi që të sigurohet (në ato shkolla ku nuk ka deri tani)  rregullimi i rrethojave të oboreve shkollore,vendosja e kamerave,sigurimi i uniformave për nxënësit si dhe angazhimi i rojeve fizike, me të vetmin qëllim që nxënësve të ju ofrohet  siguri më e madhe në shkolla dhe rreth tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara