Si fëmijë luftonte për jetën, tani bashkëpunëtor i ngushtë i shqiptarit më të pasur në botë

22:02 | 14 Korrik 2020

Fëmija që po shihni në foto është vetëm dy vjeç dhe po lufton për jetën.

Është ky Naim Murseli që ishte shumë i sëmurë, por që për fat të mirë tani është shëndosh e mirë, shkruan portali arbresh.info.

“Unë, dy vjeç, duke luftuar për jetë në Zagreb, Kroaci 🇭🇷 25 vjet më vonë së bashku me dy Presidentë, njëri i Kroacisë dhe tjetri i Kosovës, në një udhëtim privat. Vetëm Zoti vendos fatin e secilit. 🙏🏻”, shkruan vetë Murseli.

Ai është rritur dhe shndërruar në bashkëpunëtorin më të ngushtë të sipërmarrësit dhe politikanit të mirënjohur Behgjet Pacolli.

“Fëmija i sëmurë në foto, sot është një nga bashkëpunëtorët e mi, më të ngushtë! 🙏🏻”, shkruan Pacolli në mbishkrim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara