Shumë shpejt Kosova do ta ketë Gjykatën për krime komerciale

22:17 | 18 Tetor 2020

Drafti fillestar i kësaj gjykate është shqyrtuar, ish-ministri dhe shoqëria civile tregojnë nevojën e kësaj gjykate.

Çështjet komerciale shumë shpejt do të kenë një adresë të veçantë.

Këto probleme, pritet që të drejtohen në një Gjykatë Komerciale.

E për themelimin e këtij organi, Ministria e Drejtësisë tani më ka themeluar një grup punues, i cili do të shqyrtoj draftin fillestar të saj.

Këtë e bëri të ditur, në një përgjigje për shkrim, zëvendës ministri i këtij dikasteri, Florian Dushi.

Ky tutje tregoi edhe procedurat që do të ndermirën tani e tutje në lidhje me këtë proces.

Themelimin e kësaj Gjykate e mirëpret edhe ish ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri shprehet optimist që projektligj të procedohet sa më shpejtë në kuvendin e Kosovës.

Dhe një gjë të tillë, pohon se do të përkrahet edhe nga partia e tij.

Hartimi i këtij projektligji, po mirëpritet edhe nga shoqëria civile.

Nga IKD thonë që formimi i kësaj gjykate, do të ishte mesazhi më i mirë për bizneset vendore e për investitorët e huaj.

Gjykata Komerciale do të trajtoj të gjitha çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet ekonomike.

Ndërsa do të ketë juridiksion territorial në të gjithë Republikën e Kosovës, ndërkohë selia e saj do të jetë në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara