Shumë ankesa të kandidatëve për studime në UP, kërkojnë rishikim të provimit

20:48 | 24 Korrik 2017

Ata që pretendonin të bëheshin mjekë dhe nuk arritën të regjistrohen në Fakultetin e Mjekësisë, tashmë kanë parashtruar ankesa. Drejtuesit e Fakultetit thonë se do t`i shqyrtojnë ato më përpikëri.

Në Rektoratin e UP’së tregojnë se pas shqyrtimit të ankesave, do të ketë numër të saktë se sa vende të lira kanë mbetur për afatin e dytë në UP.

Valdet Iljazi nga Presheva ka aplikuar për tu bërë studentë në programin e Fizioterapisë. Ai tregon se në testin e provimit pranues ka marrë 24.32 pikë. Por nuk ka arritur të bëhet pjesë e Fakultetit të Mjekësisë.

Iljazi ka paraqitur ankesë në këtë Fakultet që të rishikojnë provimin e tij.

“Në testi i kam marrë 24.32 pikë prej 32. ne prej Preshevës jena pa test të maturës ku i kemi 30 pikë gjithsej dhe në bazë të kësaj  i kam marrë 54 pikë”, tha ai.

Edhe kandidatët e tjerë të intervistuar, të cilët nuk kanë arritur të kalojë pragun e pikëve të caktuara, për tu bërë studentë në programet e ndryshme të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, thonë se natyra e ankesave të tyre është që ta rishikojnë testin, e që sipas tyre të binden me punën që kanë bërë.

Aida Zejnullahu-Kandidate për studente në Mjekësi të Përgjithshme UP, tha se  e kanë pas testin me veti edhe mendojë se ka qenë e pa drejtë kalkulimi edhe po du me më dhanë mundësi me verifikuar numrin e pikëve.

Udhëheqës të Fakultetit të Mjekësisë theksojnë se të gjitha ankesat e parashtruara nga kandidatët për studentë, në këtë njësi akademike do të shqyrtohen të mërkurën nga komision i veçantë, në prani të kandidatëve.

Suzana Manxhuka – Kërliu – Dekane në Fakultetin e Mjekësisë UP, tha se secili veç e veç duhet të vijnë me datën 26.

“Ne i mbledhim të gjitha ankesat edhe Komisioni i ankesave dhe secili kandidatë hynë para komisionit tregon  çka është problemi dhe aty për aty zgjidhet se çka është problemi”, tha ajo.

Sa i përket asaj se sa vende të lira kanë mbetur nëpër programet, departamentet, si dhe në cilat njësi akademike do të ketë afat të dytë, për tu bërë pjesë e studimeve në Universitetin e Prishtinës, përfaqësues të Rektoratit, gjegjësisht prorektori për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Naser Sahiti, nëpërmjet telefonit ka thënë për RTK’në, se nuk kanë shifra të sakta pasi që pas shqyrtimit të ankesave do të bëhen publike rezultatet përfundimtare të provimit pranues të këtij viti akademik.

 

 

Lajmet më të lexuara