10-vjeçari Liridon Haxha ka marrë lëndime të shumta trupore, pasi u godit nga tensioni i lartë i rrymës, raporton KTV.
Ai ishte duke luajtur me një shok të tij në oborrin e shkollës “Besim Rexhepi”, në Komogllavë të Ferizajt, pasditen e së martës.
Axha i Liridonit thotë të jetë i habitur se si vendosen shtyllat e tensionit të lartë afër shkollës. Ai shton se dy fëmijët kanë marrë djegie të shumta në trup.
Ndërkaq, banorët që ishin afër shkollës kur ka ndodhur rasti, tregojnë që fëmijët kanë qenë në gjendje shumë të rëndë.
Ndërsa, drejtoresha e shkollës, thotë se ka qenë në pushime verore, mirëpo pas këtij rasti, do të bëjnë presion te KEDS-i që t’i largojë këto shtylla.
Por, edhe drejtori i Arsimit në Komunë e Ferizajt, Afrim Llabjani, thotë të jetë i informuar nga mediat për rastin, pasi edhe ai gjendet në pushim veror. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike në QKUK, Zejnë Buja, bën të ditur se në Qendrën Emergjente është bërë përpunimi i sipërfaqeve të djegura dhe fashimi i plagëve. Aktualisht, gjendja e fëmijëve është jashtë rrezikut për jetë.
Vlora Çitakut merr letër nga George W.Bush
Dyqani i bukës kërkon punëtorë me 1400 euro në muaj, por ask...
Trump nervozon Vuçiqin me një letër, i shkruan për njohjen e...
Mjeku shqiptar punoi 27 orë për të shpëtuar njerëz në akside...
Më thuaj si e mban telefonin, të të them çfarë personaliteti...
Dëshmia e ish-policit: Arsye për vrasjen e Triumf Rizës isht...