Shtyhet gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

11:06 | 30 Dhjetor 2019 | Elmedina Ballazhi

Gjykimi për përfshirjen e gjashtë të akuzuarve në vrasjen e kryetarit të Nismës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, është shtyer për datën 11 shkurt, në mungesë të provave të përkthyera në gjuhën serbe.

Ankesat u parashtruan nga mbrojtësit e të akuzuarve Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara, raporton arbresh.info.

Udhëheqësi i Nismës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviç, kishte ndërruar jetë më 16 janar të vitit 2018, pas një atentati me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Arbresh.info pati publikuar një raport nga burime të shërbimeve të huaja intelegjente të cilat kanë përshkruar në hollësi “operacionin” për vrasjen e Ivanoviqit.

Ndërkaq kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, tha se të gjitha e-mail’et janë dërguar të skenuara.

“Nuk kemi kushte për shqyrtimin e akuzave, e shqyrtimi shtyhet deri më datën 11 shkurt në ora 10:00 tek Departamenti i Krimeve të Rënda, dhe do t’i dërzohen provat në serbisht deri më 30 janar”, bënë të ditur Kurtaj.

 

Prokurori, Blerim Isufaj, ka thënë se janë duke i përkthyer materialet, e kur të përkthehen do të jenë në dispozicion.

“Jemi duke i përkthyer materialet, e kur të përkthehen të gjitha materialet do të jenë në dispozicion, e ndoshta për një javë do të përfundojë”, ka thënë Prokurori Special, Blerim Isufaj.

I akuzuari Marko Roshiq, në përmbyllje të seancës ka kërkuar të transferohet në Burgun e Mitrovicës, për shkak të kushteve.

“I kam bërë kërkesë edhe Ombuss Personit, per transferim, por nuk e ka parë të arsyeshme transferimin tim”, është shprehur Roshiq./arbresh.info/

Zgjerohen hetimet për rastin e Ivanoviqit, prokuroria merr për bazë raportin e shërbimit intelegjent

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara