Shtohen rastet emergjente, Lenjani këshillon si të mbroheni nga temperaturat

14:58 | 13 Gusht 2019 | Ardita Zeka

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në Kosovë, kanë bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen Klinikës Emergjente në QKUK, për shkak të problemeve shëndetësore nga vapa.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një intervistë dhënë Arbresh.info ka thënë se gjatë 24 orëve kanë kërkuar shërbime emergjente mbi 300 persona dhe gjatë vikendit kanë qenë afër 500 raste.

Lenjani thotë se rrezet e diellit nga ora 11:00 deri në ora 17:00 janë intensive dhe kanë veprim negativë, në gjendjen shëndetësore të personave të shëndosh e po ashtu edhe tek të sëmuret.

“Numri i rasteve të cilët kanë kërkuar shërbime emergjente brenda 24 orëve në Klinikën Emergjente sillet mbi 300 raste ndërsa gjatë vikendit numri total i të sëmurëve të cilët kanë kërkuar shërbime emergjente mjekësore është mbi 500 raste. 10 deri 15 % janë rastet të cilët kanë kërkuar kryekëput për shkak të ndikimit të temperaturave të larta të cilat e kanë komprometuar gjendjen e tyre shëndetësore sidomos tek të sëmuret të cilët më parë kanë vuajtur më sëmundjet kronike, si sëmundjet e indit trunor, goditja në zemër , hipertensioni, shtypja e ulët e gjakut, problemet me ent e gjakut, problemet metabolike, sëmundjet kronike të veshkave”.

Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes, duke iu dhënë disa këshilla.

“Goditja nga dielli është një emergjencë mjekësore jetë kërcënuese e cila shoqërohet me kok dhimbje, mundim të vjellura, pengesa në rrugët e frymarjes, pengesa në zemër , zbehjes dhe shtim të djersitjes, zakonisht rrezet e diellit nga ora 11:00 deri në ora 17:00 janë intensive dhe kanë veprim negativë, në gjendjen shëndetësore të personave të shëndosh e po ashtu edhe tek të sëmuret. Kategoria më e rrezikuar drejtpërdrejt nga rrezet e diellit janë mosha e pleqërisë, nënat shtatzëna dhe fëmijët, personat me goditje në tru, me goditje në zemër, me probleme vaskulare, gjithashtu edhe të lënduarit të cilët më parë kanë pasur aksident në komunikacion apo rrëzimi nga lartësia këta janë personat që duhet të kenë kujdes të veçantë sidomos nga ora 11:00 deri në 17:00. Po ashtu Këshilla tjetër mjekësore është edhe për personat të cilët më parë janë verifikuar nga epilepsia për shkak se temperaturat e larta shpesh here personat me gjendje të mire shëndetësore dhe personat e sëmur mund të kenë djersitje të tepruara si pasoj e djersitjes të tepruara organizimi i njeriut humb lëngje përmes djersëve të tepruara”, ka thënë Lenjani./Arbresh.info/

🔴#LIVE Intervistë me Basri Lenjanin, Drejtor i Qendrës Emergjente në QKUK

Publiée par Arbresh.info sur Mardi 13 août 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara