SHSKUK: Presim që në fund të këtij muaji punëtorët shëndetësor të marrin pagat me rritje

10:30 | 4 Dhjetor 2019

Me ftesë të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sot është mbajtur një takim i Bordit Drejtues, me drejtorët e institucioneve shëndetësore  që janë në varësi të SHSKUK-së, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, dhe  Odën e Mjekëve të Kosovës.

“Pikë vetme e rendit të ditës, ishte diskutimi në lidhje me fillimin e zbatimit të Ligjit të ri për Paga, i cili ka filluar të zbatohet nga data 1 dhjetor.Qëndrim i përbashkët i të  pranishmëve ishte  se ky Ligj është i mirëseardhur për të gjithë profesionistët shëndetësor dhe se presin që në fund të këtij muaji punëtorët shëndetësor të marrin pagat me rritje”, thuhet në njoftimin e QKUK-së, raporton arbresh.info.

Në takim u tha se tendencat për të pezulluar zbatimin e këtij Ligji janë të pa pranueshme dhe kanë për qëllim të dëmtojnë progresin e arritur në drejtim  të përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies së punëtorëve shëndetësor.

Institucionet  e pranishme në takim, ju bënë thirrje të gjitha institucioneve vendimmarrëse  të jenë të kujdesshme dhe mos ta pengojnë zbatimin e këtij Ligji për interesa të grupeve të ndryshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme