Shqipëria “dysh” Kosovës për Task-Forcën Mjekësore të Ballkanit

04:27 | 19 Mars 2015

Qeveria shqiptare ka marrë sot një vendim për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit. Pjesë e kësaj task-force bashkë me Shqipërinë do të jenë 6 vende të Ballkanit, Serbia, Maqedonia, Mal i Zi, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, por përjashtohet Kosova nga ky organizëm.

Në një kohë kur dy qeveritë kanë nisur bashkëpunimin mes tyre në nivel mbledhjesh të përbashkëta, në vendimin e sotëm të qeverisë shqiptare nuk sqarohet mungesa e shtetit të Kosovës në listën e vendeve të listuara si pjesë e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara