Shpresë për demarkacionin, vota e deputetit të pakicës gorane

21:10 | 19 Mars 2018

Të martën deputeti nga pakica gorane Adem Hodza, do jetë njeriu më i kërkuar i ditës.
Vota e tij pro për Marrëveshjen e Kufirit Kosovë – Mali i Zi, do të bëjë 80-shin e kërkuar që ujdia të ratifikohet në seancë të jashtëzakonshme.

Deputeti i LDK-së Arban Abrashi ka thënë 27 votat e Lidhjës Demokratike janë të sigurta dhe se deputeti nga pakica gorane do ta votojë demarkacionin nëse mbetet për votën e tij.

“Unë e kam dëgju vetë se në qoftë se mbet demarkacioni në dorën e tij, ai ka për ta votuar atë”, ka thënë Abrashi.

Vetë, Hodza nuk ka preferuar të flasë, e përfaqësues tjerë të goranëve i kanë thënë Klan Kosovës, se janë në favor që i zgjedhuri nga pakica e tyre të votojë pro Demarkacionit, kjo si kusht kryesor për liberalizimin e vizave.

Në Goranin, mbajnë shpresë shumë dhe deputetët nga shumica shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara