Shpend Ahmeti rekomandon që deputetët të paguhen nga 170 euro si të gjithë të tjerët

23:33 | 18 Maj 2020

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,  ka një ide interesante.

Ai, thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të paguhen nga 170 euro, pasi sipas tij ata nuk u mblodhën gjatë pandemisë kur iu deshën më së shumti vendit, ndërsa tash kanë caktuar seancë për 4 qershor.

“Kuvendi i Republikës paska caktuar seancë me 4 qershor. Kjo do të thotë që gjatë majit, në krizën më të madhe shëndetësore e ekonomike në 20 vitet e fundit, nuk janë takuar asnjëherë. Ndoshta duhet të paguhen 170 euro si krejt të tjerët’’, ka shkruar Ahmeti në Facebook./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara