Shpend Ahmeti jep lajmin e mirë për banorët e lagjes “Kodra e Trimave”

17:57 | 15 Shtator 2020

Kreu  i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë lajmin e mirë për banorët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

I pari i  Prishtinës, ka bërë të ditur se ka përfunduar e gjithë proceduar e prokurorimit dhe është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në këtë lagje./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Një lajm i shumëpritur për banorët e lagjes Kodra e Trimave!

Kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit dhe është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimave.

Duke vazhduar investimi në infrastrukturë dhe aktivitete, ndihmojmë që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri, duke ofruar mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët në komunitetet e tyre.

Falenderojmë Universitetin UBT për bashkëpunimin dhe Studio G+A Architects për donacionin e projektit kryesor udhëhequr nga Arbër Sadiki, kurse ideuar nga Rilind Sadiku.

#prishtina 💙

Lajmet më të lexuara