Shpend Ahmeti i gëzohet lajmit se Prishtina është kryeqyteti me transparent në Evropë

12:10 | 21 Gusht 2019

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  i është gëzuar lajmit se Prishtina është shpallur si kryeqyteti me transparent në Evropë nga Transparency International.

Përmes një konference për media i pari i Prishtinës ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë për komunën e Prishtinës.

“Prishtina qyteti me transparent në Evropë. Ky është lajm shumë i mirë për neve. Ne para  një viti kemi filluar implementimin e standartit OCDS që tregojnë të gjitha vendimet brenda Komunës së Prishtinës” tha ai.

Komuna e Prishtinës është  qyteti i parë në Ballkan që përdorë Open Contract Data Standard (OCDS) në prokurim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara