Shoqëri civile bashkëpunuese e opozitë bllokuese

12:19 | 16 Shtator 2020

Derisa shoqëria civile po shprehë përkrahje për dialogun për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, mos përkrahja nga opozita parlamentare po shihet problematike.

Këto u thanë gjatë diskutimit të kryeministrit, Avdullah Hoti, me shoqërinë civile në lidhje me këto negociata.

“Unë e kam themelu forumin e liderëve të partive politike. Opozita nuk kanë ardhë, por le të jenë të informuar. Kemi majtë disa takime, dhe kemi bërë zyrën e veçantë për dialog. Është kriju kohezioni shoqëror dhe të gjithë janë në mbështetje e fatkeqësisht në skenën politike po përdoret për të kriju avantazhe”, është shprehur Hoti.

Besa Luzha, nga shoqëria civile thotë se ekspertët e bëjën detyrën e vet, mandej politikanët duhet ta trajtojnë aspektin politik.

“Një përvojë me asociacionin duhet ta përdorim si shembull, dhe po e pranoj se kësaj here ka transparencë dhe çdo herë do të ketë konspiracione, por nëse e rrisim edhe më tepër transparencën, besoj se do të bëjmë hapa përpara për përmbyllje të këtij problemi”, është shprehur Luzha.

Aty u kërkuan shpjegime dhe për zbatimin e marrëveshjes se nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, çështjen e Ujmanit, dhe gjasat për finalizim të marrëveshjes me njohje reciproke.

Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar diskutim me kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara