Shkon i dehur në restorant dhe tenton ta gjuajë me armë stafin pasi refuzuan t’i shërbejnë

10:47 | 2 Korrik 2020

Është arrestuar një person në fshatin Bllacë të Suharekës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkuar në restorant, pronë e viktimës dhe pasi viktima refuzoi t’i shërbejë, i dyshuari e ka kanosur dhe tentoi të nxjerrë një armë nga brezi.

Viktima ka arritur t’i marrë armën teksa në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën, një karikator dhe dy fishekë të kalibrit 7.65 mm, transmeton arbresh.info

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara