Shkatërrohen 1.171 armë të konfiskuara nga Policia e Kosovës

11:05 | 14 Nëntor 2019

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve, Policia e Kosovës pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë ka shkatërruar mbi 1.171 copë të armëve të vogla dhe të lehta.

Armët e shkatërruar janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre gjatë hetimit të krimit.

Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Nacional për AVL, ka thënë se kemi pasur avancime në shkatërrimin e armëve ilegale.

“Krahas burimeve ne do të kemi avancime në hetime policore, ne gjithashtu kemi punuar shumë në këtë proces”, ka thënë Zeka, raporton arbresh.info.

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se armët ilegale paraqesin rrezik për qytetarët.

“Qasja qe duhet të jetë që duhet ta rivalizojmë lejimin e armeve. Armët ilegale paraqesin statistika shqetësuese, këto armë neve na bëjnë më të rrezikshme dhe kur kemi armë ilegale pra është një qasje që duhet që të ndalohen, sepse shteti ka një strategji që ka punuar për asgjësimin e armëve ilegale”, ka thënë Mehmeti.

Në këtë ditë ishte po ashtu e ftuar edhe Maria Suokko, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së.

“Shkatërrimi i armëve ilegale është përparësia më e madhe që e ka bërë Kosova. Armët ilegale paraqesin rrezik sepse çdo 5 minuta qon në vrasjen e dikujt. Pra, këto armë dëmtojnë qytetarët, cenojnë të drejtat e individit”, ka thënë Suokko.

“Ngjarja e sodit, është një ngjarje që ka sjell rezultat sepse po shkatërrohen 597 armë të zjarrit dhe 574 armë të ftohta, pra gjithsej 1.171 armë të konfiskuara”, ka thënë përfaqësuesja e UNDP-së.

Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit për Këshillëdhënie për Sundimin e Ligjit dhe për Çështje Ligjore në Zyrën e Bashkimit Evropian, Hakan Ejderik, ka thënë se prej raporti që e kanë bërë në vitin 2016, për këto tre vite janë trefishuar armët ilegale.

“Prej raporti të vitit 2016 thuhet se janë trefishuar armët ilegale. Në Kosovë janë pothuajse 3 mijë armë të paligjshme, sepse këto janë një rrezik sepse jo vetëm në BE, po edhe ne shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova qëndron më armë ilegale”, ka thënë Ejdervik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara