Shiu pastron ajrin në Prishtinë, por sërish vazhdon të jetë i dëmshëm

07:25 | 25 Nëntor 2018

Krahasuar me një ditë më parë, Prishtina sot ka ajër më të pastër, po që sërish është i dëmshëm.

Ajri është pastruar, pasi mbrëmë ka filluar të bie shi dhe për disa minuta nuk është ndalur, transmeton GazetaBlic.Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 23:00, cilësia e ajrit del të jetë 112. Mbrëmë ajri ka arritur shifrën 181.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara