Sherifi: Koalicioni AKR-NISMA-PD ka kaluar pragun

17:37 | 17 Tetor 2019

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se koalicioni AKR-NISMA-PD ka kaluar pragun prej 5%.

Kjo sipas Sherifit është bërë pas rinumërimit të  314 kutive.

Ai, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij në FB, duke shtuar se janë në pritje edhe të rinumërimit të 530 kutive të tjera.

Postimi i plotë

Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 06 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara!

Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votës dhe të dhënat nga rinumërimi i po këtyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%.

Dhe, mbani shënim: kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive!

Le të shohim se çka do të na sjell rinumërimi i 530 kutive të cilat në rinumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve!/arbresh.info

Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 06 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e…

Publiée par Bilall Sherifi sur Jeudi 17 octobre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara