Shënohet sot Dita Botërore e Mjedisit

07:00 | 5 Qershor 2018

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPMH) ka bërë të ditur se me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, do të organizohen aktivitete të shumta në 26 komuna të Republikës së Kosovës.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në bashkë organizim me Komunat, OJQ-në “Let’s Do it Kosova” dhe organizata tjera të shoqërisë civile do të organizojnë aktivitete pastrimi dhe gjelbërimi në 26 komuna të Kosovës.

Manifestimi qendror do të mbahet në fshatin Plemetin, lagja e Romëve në Komunën e Obiliqit, me ç’rast do të pastrohet dhe gjelbërohet kjo lagje.

Po sot në kuadër të shënimit të kësaj dite Ministrja e MMPH-së Dr. Albena Reshitaj, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Nataliya Apostolova, ekspertë të fushës e përfaqësues të shoqërisë civile marrin pjesë në përmbylljen e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm ku temë diskutimi do të jetë “Ndryshimet Klimatike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara