Shënohet Dita e çlirimit të komunës së Rahovecit

10:00 | 14 Qershor 2017

Sot me shumë aktivitete shënohet Dita e Çlirimit të Komunës së Rahovecit.

Për nder të kësaj dite, organizohet pritje e familjarëve të dëshmorëve në zyrën e Kryetarit të Komunës.

Po ashtu do të bëhen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.

Kurse akademia solemne me program kulturorë-artistik për nder të Ditës së Çlirimit, do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara