Shefi i OSBE-së: Dalja në zgjedhje më e madhe se në 2017-en

14:06 | 19 Maj 2019

Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë , ambasadori Jan Brathu në Kosovë ka vizituar sot shkollën fillore ” Sfeti Sava”, në Mitrovicën Veriore, aty ku po zhvillohet procesi zgjedhor për të zgjedhur katër Kryetarët e Komunave më shumicë serbe.

Pas vizitës Ambasadori Brathu, para mediave ka deklaruara se deri tash dalja në zgjedhje është më e madhe se në vitin 2017, shkruan arbresh.info.

Ai tha se deri tash nuk ka pasur ndonjë problem të madh dhe çdo gjë po shkon mirë.

” Siç e dini OSBE nuk ka rol ekzekutiv, jemi këtu për të dhëne këshilla dhe për të mbështetur KQZ-në deri tash çdo gjë po shkon mirë dhe nuk ka çështje që mund të na shqetësojnë. I kemi trajnuar stafin tonë që të mbikëqyrin për ndonjë parregullsi e që deri tash ka pas gjera të vogla. Pjesëmarrja është më e madhe se 2017, ne e po marrim raporte nga çdo vendvotim. Deri tash ka shkuar çdo gjë në rregull”, ka thënë ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara