SHBA: Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat

16:00 | 15 Prill 2019

Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave, shkruan arbresh.info.

Të mohuatrit e mizorive sipas kësaj ambasade ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.

“Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara