Shasha: Arrestohen gazetarët, jo politikanët e biznesmenët me krimin e ndërtimit që sollën 52 viktima

15:32 | 2 Dhjetor 2019

Njohësi i integrimit evropian njëherit drejtor i Institutit Epik, Demush Shasha ka komentuar gjendjen aktuale në Shqipëri pas tërmetit që e goditur javën që lamë pas.

Shasha përmes një postimi në facebook ka shkruar se nuk është arrestuar asnjë politikan apo biznesmen edhe pse kishte 52 viktima nga krimi i ndërtimit por janë arrestuar ter gazetar.

Sipas tij përhapja e panikut që kanë bërë këta të fundit nuk ka asnjë viktimë.

“52 viktima nga krimi i ndërtimit = 0 politikanë dhe biznesmen të arrestuar

0 viktima nga përhapja e panikes = 3 gazetarë të arrestuar”, ka shkruar Shasha.

Kujtojmë që si pasojë e tërmetit që ndodhi orët e para të mëngjesit të së shtunës që lamë pas është raportuar për 52 persona të vdekur trupat e të cilave janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave. Pas përfundimit të kërkimeve kanë vërshuar kritikat drejt kualitetit të ndërtimit të ndërtesave e hoteleve të shembura.

Policia e Shtetit të Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar disa gazetarë për përhapje të lajmeve të rrejshme e që sipas tyre kanë sjellë panik tek qytetarët./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara