Shala kërkon nga Kuçi përgjigje se pse PDK përkrahu mocionin dhe shkeli marrëveshjen

22:03 | 11 Maj 2017

Tashmë zëvendëskryeministri i Kosovës në largimi, Kujtim Shala, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova, se koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës në vitin 2014 për Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte jo i natyrshëm, por i domosdoshëm.

“Koalicioni ka qenë atipik, pasi ka qenë koalicion i dy kundërshtarëve ideologjik e politik”, ka thënë Shala.

“Ka diferenca sa u takon natyrës së dy partive politike. Koalicioni i vitit 2014 ka ardhur si pasojë e më shumë akteve, por në gjenezë të saj ndodhej pamundësia e implementimit të agjendës së LDK-së me partitë të tjera, partitë opozitare”.

“Koalicioni është ndërtuar mbi bazën e programit politik – program pune, për të bërë punë konkrete që s’do ta cenonte partneriteti. Kjo është historia e këtij raporti dhe e kësaj marrëdhënie”.

Shala, në debat me nënkryetarin e PDK-së Hajredin Kuçi, ka kritikuar qëndrimin e PDK-së pro mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Ai ka kërkuar nga Kuçi që të shpjegohet përse PDK përkrahu mocionin dhe shkeli marrëveshjen e arritur para tri vjetësh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara