Shala: E papritur që ish oficeri të zbrazë mllefin personal mbi FSK-në

17:19 | 4 Qershor 2020

Njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala ka reaguar pas shkrimit të ish zëvendësministrit Enver Dugolli që tha se nuk pret punë të hajrit nga ministri i Mbrojtjes Anton Quni.

Në një prononcim për arbresh.info ai thotë se Dugolli duhet të ndihet krenar që ka pasur mundësi të jetë pjesë e një strukture të tillë.

“I nderuari ish.zv.MM në rend të parë duhesh të ndihesh krenar që patet mundësi të jeni pjese e struktures me hynore dhe sublime që ka Kosova në rrugen e saj drejtë NATO-së. Por në mesazhin e juaj NUK pash përshendetje siç i takon në rend të parë një ish Oficerit të FSK siç  ishit edhe ju ( Penzionuar me graden e nderit Gjeneral Brigade)”, shkruan ai.

Tutje Shala thotë se nuk e ka pritur që një ish oficer i FSK-së të shfryjë mllefin personal mbi Forcat e Sigurisë.

Ky është reagimi i tij i plotë:

I nderuari ish.zv.MM në rend të parë duhesh të ndihesh krenar që patet mundësi të jeni pjese e struktures me hynore dhe sublime që ka Kosova në rrugen e saj drejtë NATO-së. Por në mesazhin e juaj NUK pash përshendetje siç i takon në rend të parë një ish Oficerit të FSK siç  ishit edhe ju ( Penzionuar me graden e nderit Gjeneral Brigade).

FSK ( FAK ) ka Komandantin e Përgjithshem dhe që komponenta ushtarake i përket po keti COMFSK-së dhe suksesi i treguar i OR dhe OF i takojnë struktures se Gjeneral Lieutnant Rrahman Rama ( COMKSF).

FSK-ja që nga 2014 ( Raporti final nga DIR ,ODC dhe NALT dhe i nenshkruar nga kryeministri i asaj kohe  ) ka hyrë në rrugen e pa kthyer të FSK në drejtim të NATO dhe kjo po shifet çdo ditë duke ju ofruar ndihma qoftë në logjistik ( shih ardhjen në keto ditë një konvojë i ri i paisjeve ushtarake për misionin e ri që ka FSK sipas planit 10 vjeçarë ), qoftë në edukim dhe shkollim të OR dhe OF në kolegjet e luftës në vendet e NATO-së.

Ministrat që ka patur MFSK ( MM ) nga z.Agim Çeku, Haki Dumolli, Rrustem Berisha ,Anton Quni janë gardian të procesit të pa kthyeshem të rruges euroatlantike.

Me se paku e kam pritur nga një ish Oficet i FSK që mllefin e ti politik personal e zbraz mbi tri shkronjat e arta tē Kosovës ( FSK )./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara