Shaip Surdulli: Banorët po lëshojnë Karaçevën nga frika

15:35 | 12 Gusht 2020

Banorët e Karaçevës kanë protestuar sot afër kufirit me Serbinë për të shprehur shqetësimet e tyre rreth hyrjes së xhandarmerisë serbe në tokat e tyre, raporton arbresh.info.

Ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli , që është edhe banorë i këtij fshati thotë se gjendja e banorëve është e rëndë për shkak të frikës nga lëvizjet e xhandarmerisë serbe.

“Kjo nuk është hera e parë, por kësaj here janë fotografuar dhe janë xhiruar. Ky është një argument. Për fat të keq kjo dukuri ka filluar qysh moti dhe po vazhdon me tutje. Institucionet e Kosovës kanë bërë shumë pak për këtë problem”.

Ai thotë se ka familje që po i lëshojnë tokat e tyre nga frika.

“Duam me pas siguri, nga frika ka raste që janë shpërngulur njerëzit kohëve të fundit”. I apelojmë KFOR-in që bashkë me Policinë e Kosovës të bëjnë patrullime të përbashkëta”, tha ai gjatë protestës. /arbresh.info/

? #LIVE Xhandarmëria serbe shfaqet edhe gjatë protestës së banorëve të Karaçevës

? #LIVE Xhandarmëria serbe shfaqet edhe gjatë protestës së banorëve të Karaçevës

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 12 août 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara