S’gjeni pa maska qytetarë në shesh: Nuk e duam gjendjen e jashtëzakonshme

15:26 | 14 Korrik 2020

Pak qytetarë sot mund të shohësh pa maska në sheshet, apo rrugëve të Prishtinës. Të pyetur nga arbresh.info, ata thonë se nuk e duan gjendjen e jashtëzakonshme.

Qeveria e Kosovës mori vendime të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19, duke paralajmëruar edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Inspeksioni dhe Policia e Kosovës vazhdimisht janë në terren për të parë se sa po respektohen këto masa nga qytetarët, shkruan arbresh.info.

Gjithashtu, qytetarë të shumtë për arbresh.info, janë deklaruar se po i respektojnë në masë të madhe këto masa të qeverisë në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, por nuk duan të shpallet gjendje e jashtëzakonshme nga Qeveria e Kosovës, për shkak se është sezon veror dhe duhet punuar si në bujqësi po ashtu edhe ekonomia e vendit shkon në recesion.

Bëjmë të ditur se, për mosrespektimin e tyre mund edhe të gjobiteni, kështu që bëni kujdes.

Ja te gjitha vendimet:

-Bartja e maskave mbrojtëse është obligative;

-Mbajta e distancës prej 2 m, obligative;

-Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme

-Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00);

-Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore);

-Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private;

Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura;

-Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respektuar në tërësi Manualin për mbrojtje nga COVID-19;

-Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve;

-Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS;

-Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme;

-Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal.

-Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS.

Për të gjithë ata që nuk respektojnë këto masa, duke dalur pa maskë në rrugë, qeveria ka thënë se do të pasoj një gjobë deri në 8 mijë euro, ndërsa nuk përjashtohet as burgimi deri në 12 vite, për shkelësit e këtyre vendimeve.

Ndryshe numri i të infektuarve në vendin tonë ka kaluar shifrën e 5 mijë të prekurve./E.Ballazhi/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara