Selmanaj: Qeveria e re i ka 64 vota, projekti i Autostradës së Dukagjinit do të realizohet

09:08 | 22 Maj 2020 | Vlora Selimi

Koalicioni LDK- AAK-Nisma e Lista Serbe i kanë 64 votat pro në Kuvend për të votuar Qeverinë e re në krye më Avdullah Hotin.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për arbresh.info, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj.

“ Pas gjithë këtyre zhvillimeve të papritura sepse është propagandua për një koalicion të shpresës mes VV-së e LDK-së ndodhi dështimi i kësaj Qeverie. Ne si pozat se kemi prit që do të bije kaq shpejt kjo Qeveri.
Më qenë se Kosova mbeti pa Qeveri është dashtë më gjete një zgjidhje kështu që oferta që është ofrua nga LDK-ja ne e kemi pranua. Në bazë të informacioneve që i kemi se kemi problem për numra pasi që janë 64 deputete të gatshëm për të votuar këtë qeveri. Po ne kemi harmonizuar programin me LDK-në”.

E, ndonëse nga Qeveria në detyrë autostrada e Dukagjinit është hequr nga projektet e ndërtimit, partia që bëri më se shumti zhurmë për këtë thotë se vitin tjetër kjo autostrada do të filloj të ndërtohet.

“Autostrada e Dukagjinit edhe pa këtë qeveri në ikje ajo do të ndodh. Në rrethanat aktuale këtë vit gjasat janë të vogla, vitin e ardhshëm është një projekt që duhet më ndodh dhe vitin e ardhshëm duhet më fillua punën. Do ti diskutojmë më vonë çështjet e këtij projekti. Autostrada e Dukagjinit duhet të ndodh dhe do të ndodh”.

Deputeti i AAK-së, ndonëse thotë se Aleanca do të pranoj çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetues, ai shprehët optimist se Gjykata do të vendos në favor të koalicionit.

“Mbetet mu pa , lidhur më Aleancën në kur hime n ë një marrëveshje më një subjekt politik ne i qëndrojmë mbrapa përveç nëse partneri i ndryshon qëndrimet për tema të rëndësishme rreth fatit të dialogut apo çështjeve të tjera. Ajo që në s’kemi dilema është se çdo vendim që e merr Gjykatat Kushtetues, Aleanca e pranon vendimin e Gjykatës ne mendojmë se do të jetë vendimi pozitiv por në të kundërtën ne pajtomi më çfarëdo vendimi. Është për keqardhje se si Vetëvendosja nuk është e gatshme të thotë të njëjtën gjë”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese do të marr vendim me 29 maj nëse presidenti ka pasur të drejtë apo jo në dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër./V.selimi/arbresh.info/

 

Selmanaj: Qeveria e re i ka 64 vota, projekti i Autostradës së Dukagjinit do të realizohet

Selmanaj: Qeveria e re i ka 64 vota, projekti i Autostradës së Dukagjinit do të realizohet

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 22 mai 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara