Selmanaj fort i dëshpëruar me deputetët që nuk votuan 200 milion euro nga Rimëkëmbja Ekonomike

12:58 | 17 Shtator 2020

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka reaguar pas mos votimit të Rimëkëmbjes Ekomomike.

Selmanaj është shprehur shumë i dëshpëruar që deputete nuk e votuan Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milion euro nga kursimet e tyre, shkruan Arbresh.info.

Ky është postimi i plotë

Për keqardhje…

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votojnë P/ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milion euro nga kursimet e tyre.

Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim.

Vërtet shtrohet pyetja kë përfaqësojnë këta deputetë?

A kanë ndjesinë për nevojat e qytetarëve?

A kanë idenë se në çfarë rrethanash na ka sjellë situata me Covid 19?

Vërtetë keq, keq, keq…..

 

Deputetët nuk e votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, zvarritet tërheqja e 10 %-shit

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara