Selimi: Po e shënojmë ditën e çlirimit pa ditë të çlirimit

17:07 | 12 Qershor 2019

Sot ku gjithandej po festohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të adresoj kritika gjatë zhvillimeve të këtyre 20 viteve, mbi luftën dhe UÇK-në.

Deputeti i këtij subjekti Rexhep Selimi në tribunën e mbajtur ka folur rreth luftës së UÇK-së e zhvillimeve tjera që kanë nodhur gjatë këtyre viteve, shkruan arbresh.info

12 qershorin deputeti Selimi nuk e konsideron si ditë të çlirimit

“Sot është 12 qershori të cilit i referohemi si dita e çlirimit, dita e NATO-s, por si e tillë nuk trajtohet si ditë e çlirimit. Cila është dita që një vend kur konsiderohet që një vend është i çliruar, kur largohet forcat armike apo kur largohet ushtari i fundit, cilën ta marrin nuk del të jetë 12 qershorit” tha ai

Ai tha se TMK si trashëgimtare e UCK-së u shua në 2009 ku u formua FSK e cila sipas Selimit nuk del të jetë trashëgimtare e UCK-së as në aspektin juridik.

“Sot kemi dal që të flasim për diçka që duhet të flasim. Shumë prej jush besoj pyesin se kur është formuar UCK. As unë e as ju nuk e kemi dëgjua fjalën UCK para vitit 1994, themelet e UCK-së pra kanë filluar në vitin 1994. Faza e dytë është 1997-1998, dhe faza e tretë në epopenë e Jasharëve. UCK u transformua në trupat Mbrojtëse të Kosovë, dhe prej atëherë ato e kanë mbrojtur, si trashëgimtarë të UCK-së  deri në deri në vitin 2009, u shua TMK-ja dhe u formua FSK-ja, e cila nuk del të jetë trashëgimtare e UCK-së as në aspektin juridik” tha Selimi

Selimi gjithashtu tha se shteti nuk ka trajtuar ashtu siç duhet dëshmorët që ranë për liri.

“Shteti për të cilën dëshmorët ranë nuk u kujdes që ata të trajtohen me dinjitet. Kemi vizituar sa e sa varreza dhe kurrë nuk kemi parë një format standard të një vari të dëshmori. Shtatoret e bustet, jo që nuk janë të standardizuara, ne 2000 shtatore nuk kemi mundur mi pas, por ato që i kemi pas është dashur të respektohen” tha Selimi/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara