Selim Pacolli: Shpend Ahmeti do e ketë mbështetjen e AKR-së

17:46 | 12 Nëntor 2017

Koalicioni AKR-VV për Komunën e Prishtinës po mban tubim të përbashkët.

Aty po marrin pjesë deputeti nga radhët e AKR-së Islam Pacolli dhe Selim Pacolli,kandidati për Prishtinën që doli i treti në zgjedhje,  shkruan arbresh.info.

Selimi u shpreh se do e mbështet kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

‘Shpend, trajtom si partner, ne jemi partner dhe së bashku do i zbatojmë programet tona deri në pikën e fundit’, tha Selim Pacolli i cili doli i treti në zgjedhjet lokale të 22 tetorit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale