Selim Pacolli paralajmëron rifunksionalizimin e Qendrës Kulturore në Hajvali

16:01 | 28 Maj 2020

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka shkruar se shumë shpejt do të të fillojmë me rifunksionalizimin e Qendrës Kulturore në Hajvali.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar se Bashkë me drejtoreshën për Kulturë Blerta Basholli, vizituan objektin.

Postimi i plotë:

“Shumë shpejt do të fillojmë me ri funksionalizimin e Qendrës Kulturore në Hajvali. Bashkë me drejtoreshën për Kulturë Blerta Basholli, vizituan objektin, ku pamë mundësitë e ri funksionalizimit të kësaj qendre mjaft të nevojshme për komunitetin e lagjes Hajvalia.

Fillimisht do të bëhet vlerësimi i qëndrueshmërisë së ndërtesës ekzistuese, për të vazhduar pastaj edhe me projektin kryesor për ri funksionalizimin e Qendrës.

#prishtina 💙

#shpiPRkrejt 🏠

Fotografia e Selim Pacolli

Fotografia e Selim Pacolli

Fotografia e Selim Pacolli

Fotografia e Selim Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara