Seanca për gylenistët- Konjufca: Hashim Thaçi po gënjen

14:57 | 4 Prill 2018

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, shkruan arbresh.info.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke komentuar dëbimin e tyre ka thënë se fajet për këtë ngjarje i ka presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai ia ka bërë disa favore Erdoganit.

“Te tret dolën dhe e dënuan rastin. Unë mendoj që prej këtyre treve njëri po gënjen. Unë mendoj që ai që nuk po e thotë të vërtetën është presidenti Thaçi. Hashim Thaçi po ia kthen të mirat Erdoganit ku ia dorëzoi në dorë gjashtë shtetas turk. Kjo tregon se këta po i përdorin pozitat për të kryer favore madje duke i shkelur edhe konventat ndërkombëtare. Erdogan nuk guxon më bo këtë në shtetin e vet e bon në shtetin e Kosovës dhe gjen njerëz me bo këso mavrimesh“, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se më depërtimin e tyre në Turqi, Kosova ka bërë dy shkelje. E para sipas Konjufcës është se Kosova është rënditur në mesin e shteteve që i shkelin të drejtat e njeriut.

Dhe e dyta sipas Konjufcës është shkelur aspekti i brendshëm kushtetues./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara