Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes (LIVE)

09:23 | 1 Dhjetor 2017

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli.

Ata janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Kurti, Haxhiu dhe Kadaj-Bujupi ishin arrestuar me forcë nga Policia e Kosovës një javë më parë pasi po refuzojnë të marrin pjesë në seancat ndaj tyre.

Arrestimi i tyre u bë para Kuvendit të Kosovës.

Arbresh.info ua sjell LIVE seancën në videon më poshtë./arbresh.info/

Drejtpërdrejt nga Gjykata Themelore e PrishtinësMbahet seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Posted by Arbresh.info on Freitag, 1. Dezember 2017

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara