Schwarzenberg: Njohja e Kosovës nga Çekia nuk mund të tërhiqet

07:22 | 13 Shtator 2019

Ish-ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg, kryetar nderi i partisë liberale-konservatore TOP 09, ka deklaruar se njohja e Kosovës nga ky shtet  nuk mund të tërhiqet. Seznam, portal çek i lajmeve, transmetoi një intervistë të shkurtër me Schwarzenbergun, i cili ka qenë ministër i jashtëm kur Çekia ka njohur Kosovën më 2008. Në këtë intervistë ai kundërshton deklaratat e Presidenit Zeman se Çekia duhet ta shqyrtojë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në pyetjen se si e komenton deklaratën e Presidentit Zeman, Schwarzenbergu u përgjigj:

“Nuk është e mundshme. Kur ke njohur ekzistencën e shtetit, mund të mos jesh i lumtur me qeverinë e tij, mund të bësh luftë me të, por nuk mund të thuash se nuk ekziston më. Në fund të fundit, futbollistët e Kosovës e kanë dëshmuar se ekzistojnë para pak kohe. Ata na i mposhtën djemtë tanë. Nuk di arsye më të fortë për Republikën Çeke.”

Në pyetjen se çka është puna me Presidentin Zeman, ish-ministri i jashtëm përgjigjet:

“Ai është kundërshtar i vjetër i Kosovës, siç e dimë, ne ende nuk kemi ambasador në Kosovë e as Kosova te ne, sepse ai nuk e ka nënshkruar këtë ai. Prandaj, ne kemi marrëdhënie të çuditshme. Ai (Zemani) është President i qëndrimit serb, mirëpo për fatin e tij të keq në tashmë e kemi njohur Kosovën.”

Në pyetjen nëse për mendimin e tij fjalët e Zemanit e mund të kenë efekt negativ në rajon apo në rajonin e Grupit të Vishegradit, Schwarzenbergu tha:

“Paj po, mund të çrregullojë marrëdhëniet diplomatike. Tashmë ka dëmtuar politikën tonë të jashtme, sepse Ministria e Jashtme ka përgatitur për një kohë të gjatë konferencën me Ballkanin Perëndimor. Tash Kosova ka refuzuar të vijë në Pragë pas këtyre fyerjeve, duke ia humbur kuptimin kësaj konference.”,ka thwnw ai./Sinjali/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara